Malet afër Ujmanit përfshihen nga flakët

Aktuale

Malet afër Ujmanit përfshihen nga flakët

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Malet në Bërnjak në veri të Kosovës janë përfshirë nga flakët.

Në foton e siguruar nga KosovaPress shihet se zjarret që kanë kapluar malet janë në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Deri më tani nuk dihet nëse zjarrfikësit kanë arritur që të shkojnë në vend të ngjarjes për të intervenuar në atë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat