Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën në detin e Shëngjinit

Aktuale

Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën në detin e Shëngjinit

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 10:41
Shpejtim Syla

Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën gjatë ditës së hënë në detin e Shëngjinit.

Lidhur me vdekjen tragjike të të riut ka shkruar shkolla “Adem Kastrati” në Gjilan, ku i ndjeri ishte pjesë e saj për tri vjet.

“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij.  

Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.  Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm.  U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat