Gërvalla: Askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë

Aktuale

Gërvalla: Askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë

Nga: bota Sot Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 19:13
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka mirëpritur dekretimin e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.

"Byroja Shtetërore përfundimisht shënon fundin e një epoke kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve", ka deklaruar Gërvalla përmes një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë.

"Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, dhe askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë", ka shtuar ajo.

Presidentja Justina Shiroka Pula e dekretoi ligjin sot, dy javë pasi ai u miratua në Kuvend më 29 tetor.

Ligji përcakton themelimin, organizimin dhe kompetencat e Byrosë, si dhe procedurat për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Projektligji u hartua nga Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Gërvalla, dhe u miratua nga Qeveria më 30 mars 2026. Ky është tentimi i dytë për ngritjen e Byrosë, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur kundërkushtetues ligjin e parë, të miratuar në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat