Pas skandalit në Bruksel, vjen reagimi i Marta Kos: Në BE, mirëpresim vende të reja

Aktuale

Pas skandalit në Bruksel, vjen reagimi i Marta Kos: Në BE, mirëpresim vende të reja

Nga: H.O. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 11:45
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos

Komisionerja evropiane për Zgjerim, pas hapjes së Forumit për Zgjerim të BE-së në Bruksel, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve të reja në Union, duke e cilësuar këtë proces si mundësi për ndërtimin e një Evrope më të fortë.

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se në një botë që po ndryshon me shpejtësi, lënia e boshllëqeve në hartën e Evropës nuk është më një mundësi.

Në një postim në facebook, Kos ka bërë të ditur se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kanë hapur Forumin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar e ardhmja e kontinentit.

Ajo ka theksuar se pranimi i vendeve të reja në Bashkimin Evropian është sërish pjesë e këtij procesi, duke e cilësuar zgjerimin si një mundësi për krijimin e një Evrope më të fortë dhe më të aftë për të përcaktuar të ardhmen e saj.

“Në një botë që ndryshon me shpejtësi, lënia e boshllëqeve në hartën e Evropës nuk është më opsion. Sot, presidentja von der Leyen, së bashku me presidentin Stubb, hapën Forumin për Zgjerim të BE-së për të diskutuar të ardhmen e kontinentit tonë. Mirëpritja e vendeve të reja në Union është sërish pjesë e kësaj historie. Kjo është një mundësi për të ndërtuar një Evropë më të fortë, të aftë për ta përcaktuar vetë të ardhmen e saj”, ka shkruar Kos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat