Nipi i Thaçit ia thotë troç Vlora Çitakut: “Boll me statuse, veproni oj zonjë!”

Aktuale

Nipi i Thaçit ia thotë troç Vlora Çitakut: “Boll me statuse, veproni oj zonjë!”

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:28
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në sallën e gjyqit në Hagë, 17 nëntor 2026.

Pas reagimit të Vlora Çitakut lidhur me dënimin e Hashim Thaçit, ka ardhur edhe një koment nga Veton Thaçi, nipi i ish-presidentit, përcjell Bota sot.

Çitaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si të “turpshëm” dhe “të papranueshëm”

Pas këtij reagimi, në koment i është përgjigjur Veton Thaçi, i cili i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë Çitakut.

“Boll me statusa, veproni oj zonjë!”, ka shkruar ai.

Komenti i tij ka tërhequr vëmendje, duke nxitur reagime lidhur me mënyrën se si po shprehet pakënaqësia ndaj vendimit për Hashim Thaçin.

Image
Komenti i bërë nga nipi i Thaçit në postimin e Çitakut
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat