Aplikimet për lejeqëndrim në Kosovë tashmë online, Sveçla: Procedurat do të jenë më të shpejta dhe më të lehta

Aktuale

Aplikimet për lejeqëndrim në Kosovë tashmë online, Sveçla: Procedurat do të jenë më të shpejta dhe më të lehta

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 12:46
Xhelal Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar edhe një shërbim tjetër administrativ, duke mundësuar që nga sot aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se ky ndryshim synon lehtësimin e procedurave administrative dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike.

Sipas Sveçlës, përmes këtij shërbimi të ri, shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë do të kenë mundësi të kryejnë procedurat në mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë.

Megjithatë, ministri ka bërë të qartë se aplikimi online mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sveçla ka vlerësuar se ky është një hap i rëndësishëm në modernizimin e administratës publike dhe ka theksuar se reformat në digjitalizimin e shërbimeve do të vazhdojnë, me synimin për një administratë më efikase dhe më të qasshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat