Me 11 janar fillon afati kalimtar në baketbollin e Kosovës dhe disa vendime tjera të FBK-së

Basketboll

Me 11 janar fillon afati kalimtar në baketbollin e Kosovës dhe disa vendime tjera të FBK-së

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Me 11 janar fillon afati kalimtar në baketbollin e Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 03.12.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht, si në vijim:

Konkursi për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll për vitin 2021 të hapet më 7 dhe të mbyllet më 28 Dhjetor 2020;

Është miratuar kalendari i ri i garave për Prince Caffe Superligën e Kosovës;

Afati kalimtar për basketbollistë/e të hapet më 11 dhe të përfundojë më 15 Janar 2021;

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 Dhjetor 2020 në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat