Vushtrria fiton ndaj Dritës në Ligën e Parë të Femrave në basketboll

Basketboll

Vushtrria fiton ndaj Dritës në Ligën e Parë të Femrave në basketboll

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:20
Foto Ilustrim

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të Femrave. Në ndeshjen kryesore të kësaj xhiro, Vushtrria ka mundur Dritën me shifrat 42-63, si mysafir. Skuadra vushtrriase ka pesë fitore dhe dy humbje, derisa ajo gjilanase tri fitore dhe tri humbje.

United Basketball ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke mposhtur Istogun 66-24. United Basketball regjistroi fitoren e gjashtë në këtë edicion, ku ka edhe një humbje, kurse skuadra istogase ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

AA Kerasan Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Kaçanikut me rezultat 105-28. Skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe një humbje, derisa ajo kaçanikase gjashtë humbje, në po aq takime të zhvilluara.

Junior 06 ka triumfuar ndaj Sferës në udhëtim me rezultat 70:87. Junior 06 ka pesë fitore dhe një humbje, kurse Sfera një fitore dhe pesë humbje.

Liga e Parë e Femrave – Java 6

United Basketball – Istogu 66:24

Sfera – Junior 06 70:87

Drita – Vushtrria 42:63

AA Kerasan Prishtina – Kaçaniku 105:28

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat