Teste të shpejta, NBA do të monitorojë lojtarët çdo 24 orë

Basketboll

Teste të shpejta, NBA do të monitorojë lojtarët çdo 24 orë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Teste të shpejta, NBA do të monitorojë lojtarët çdo 24 orë

NBA vijon të marrë masa të forta për të parandaluar sa më shumë përhapjen e koronavirus në radhët e lojtarëve dhe stafit.

Sipas mediave, NBA po aplikon një sistem të ri monitorimi.

Sezoni i ri do të nisë pas 5 ditësh (22 dhjetor) dhe një ndër masat e reja që NBA ka vendosur të aplikojë është “testi i shpejtë”. Ky test i jep mundësi NBA-së të kontrollojë lojtarët çdo 24 orë me testet e shpejta, përveç tamponëve tradicionalë që do të kryhen çdo 2-3 ditë.

Sipas NBA-së, testet e shpejta japin një përgjigje brenda 30 minutave për skuadrat që luajnë në fushën e tyre dhe brenda 90 minutave për ekipet udhëtuese.

Në rast të ndonjë rezultati të dyshimtë testi do të bëhet sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat