Berisha: Kjo Prishtinë në drejtimin tim tani do gjendej në vendin e dytë në tabelë

Basketboll

Berisha: Kjo Prishtinë në drejtimin tim tani do gjendej në vendin e dytë në tabelë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Berisha: Kjo Prishtinë në drejtimin tim tani do gjendej në vendin e dytë në tabelë

Pèr gjendjèn aktuale në tè cilën po kalon Klubi i basketbollit Sigal Prishtina njëherit klubi më i trofeshëm në vend, në një prononcim për BlicMedia, ka folur trajneri i njohur me përvojë 12 vjeqare  Betim Berisha.

“Vërtetë është shqetësuese gjendja aktuale në të cilen po kalon klubi i basketbollit Sigal Prishtina njëherit klubi më i trofeshëm në vend”, ka thënë fillimisht trajneri.

“Absolutisht kjo krizë ka ardhur si pasoj e disa faktorëve e që janë tejët vital për çdo ekip, pra psh gjendja financiare e dobët, mos funksionimi apo organizimi i mirëfillët i brendahëm i klubit, jo homogjinizimi i duhur i brendshëm i ekipit. e si pasoj pastaj mungon disiplina mungon serioziteti motivimi e shumë probleme tjera që po shifen që është duke u përballur klubi i Prishtinës. Pra autoriteti i trajnerit në këtë drejtim èshtë i rëndësishëm, tejet i rëndësishëm e në fakt siq po rezulton ndonse èshtë duke munguar”, ka thënè më tej Berisha.

“Realisht unè mendoj që me një organizim shumë më të mirëfillët e profesional, Prishtina me këtë potencial të lojtarëve që ka do të duhej të rënditej nëse jo e para e dyta gjithsesi”.

“Po i drejtohem publikisht presidentit të klubit të Prishtinës zotëriut Shkëlzen Fetiut – Kjo Prishtinë me drejtimin tim do të ishte në vendin e dytë këtë edicion. Vetëmse me mua gjêrat do të shkonin krejt ndryshe në klubin e Prishtinës, pra klubi do të funksiononte shumë më mirëfillët e serioz, do ta ndërroja mentalitetin e ekipit, disiplinë tjetèr, atmosferë tjetër, do ta ngrisja moralin fitues të ekipit..

por nëse do të më ipej ta drejtoja Prishtinèn, unë do të kërkoja që ti kam në staf edhe 2 ndihmës trajner, pra Trajnerin kondicional z.Albert Sylejmani dhe ndihmësi tjetèr Z.Ismet Ferati, natyrisht edhe stafi mjeksorë”, ka deklaruar Prof.msc i shkencave Sportive si dhe trajner i Shkollës së Basketbollit, ‘Golden Basket”, Betim Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat