Katastrofë për Sigal Prishtinën, Trepçën, Bashkimin dhe Vëllaznimin! Nuk rritet cilësia me

Basketboll

Katastrofë për Sigal Prishtinën, Trepçën, Bashkimin dhe Vëllaznimin! Nuk rritet cilësia me

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Katastrofë për Sigal Prishtinën, Trepçën, Bashkimin dhe Vëllaznimin! Nuk rritet cilësia me kravata    

Sigal Prishtina, Trepça, Bashkimi dhe Vëllaznimi, dikur klube me renome, tash po sillen nga fundi i tabelës! 
Kjo është katastrofë për këto klube se në çfarë derexhe kanë rënë dhe as vet nuk e dijnë se kah po shkojnë!

Trepça nga Mitrovica ka vite që po ballafaqohet me probleme dhe tani është në fund të tabelës, kjo është turp për një klub me traditë. Me një fjalë,  puna për 21 vjet po shihet me rezultate në klubin mitrovicas! 

Sigal Prishtina sivjet po ballafaqohet me krizë të rëndë. Një Prishtinë që nuk e kemi pa pas luftës që për 9 ndeshje të ketë tre fitore dhe gjashtë humbje, kjo është katastrofë për klubin me renome dhe që duhet të skuqen të gjithë aty. 

Image

Tabela

Prishtina ende po mbahet në shpinë të veteranit Edmond Azemi! Kjo është për çdo kritikë! 

Si Prishtina si Trepça, duhet të vënë gishtin dhe të analizojnë tërë situatën 21-vjeçare, ku i çuan me qindra mijëra euro, ku investuan, ku e kemi brezin e ri apo gjithmonë duhet të vrapojmë pas tregut të jashtëm. 

E njëjta situatë është edhe të Bashkimi nga Prizreni! Klub me renome dhe po përballet me një situatë të pazakontë, është në vend të pestë me 4 fitore dhe pesë humbje, bilanc për çdo kritikë. Sa për Vëllaznimin nga Gjakova, paksa ka ngjallur shpirtin, ka vite që është në rang më të ultë e tash në Superligë, as këtu nuk është punuar dhe as bërë gjë!  

Tradita mbetet traditë, por pa punë, nuk ka traditë! Tradita nuk ruhet me fjalë, por me punë! 

Katër klube, që në vitet e 80-ta, ishin edhe pjesë të Ligës së Parë B të ish Jugosllavisë! Tani si duket Superliga e Kosovës më e fortë se ajo liga e asaj kohe dhe këto ekipe po luftojnë për ekzistencë. Çudi e Zotit, po poshtë kanë rënë këto klube!

Drejtuesit e këtyre klubeve duhet të skuqen se në çfarë situate i kanë prurë ekipet, sepse këto qytete kanë traditë të basketbollit. Katër skuadra me renome përmbyllin fundin e tabelës pas javës së nëntë: Bashkimi është në pozitën e pestë me 13 pikë, Vëllaznimi i gjashti me 12, Sigal Prishtina e shtata me 12 dhe Trepça në fund m 11 pikë.

Kjo është dëshmia e punës nëpër klube. 21 vjet nuk janë pak, dy dekada, për 21 vjet u desh secili nga këto klube të jetë si një armatë e basketbollit. Është dashur të kemi sot Trepçën B, Sigal Prishtinën B, Bashkimin B dhe Vëllaznimin B, që të garojë një rang më poshtë dhe të janë si furnizues të skuadrave të para.  

Një gjë duhet ta dini të gjithë, nuk rritet cilësia me "kravata", as me gardërobën më të shtrenjtë, por duhet punë, angazhim, njerëz me përgjegjësi.  Si po punohet nëpër klube ashtu edhe e kemi cilësinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat