Flurim Lubovci - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Flurim Lubovci - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:03
Flurim Lubovci - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës

Edhe basketbolli si çdo sport tjetër, u ballafaqua me peripeci të ndryshme në vitet e 90-ta (1991-1999), sidomos përballja me armikun shekullor Serbinë! 

Si çdo sport tjetër, si çdo shqiptar i Republikës së Kosovës, edhe basketbolli u sulmua rëndë nga pushtuesi serb në vitet e 90-ta. 

Basketbollistët së bashku me sportet tjera, ishin të vendosur si asnjëherë në verën e vitit 1991, iu thanë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë. 

Image

Flurim Lubovci i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër basketbollistët më të dalluar të asaj periudhe shumë të rëndë, që në çdo sekondë jeta ishte e rrezikuar nga milicia e pushtuesit serb.

Lubovci, me një armatë sportistësh, sakrifikuan shumë për basketbollin, duke i rezistuar fuqishëm regjimit serb. 
Ai ishte luftarak në fushën e lojës, në salla të improvizuara, me kushte shumë të vështira, por edhe aty shkëlqenin, duke e mbajtur gjallë këtë sport. 

Një kohë në KB Bashkimi nga Prizreni, pastaj në Ylli të Therandës, lojtar me plot kuptimin e fjalës, që e jepte maksimumin në kohërat më të vështira, duke qenë në ballë kundër okupatorit serb.

Lubovci ndihet krenar për gjithçka që dha në atëkohë, për basketbollin dhe sportin në përgjithësi, në veçantin shtetin e Kosovës, aq me tepër që sot të rinjtë dhe të rejat garojnë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat