Kosovës edhe pas 35 viteve, i mungon një profil i basketbollistes si Resmije Juniku

Basketboll

Kosovës edhe pas 35 viteve, i mungon një profil i basketbollistes si Resmije Juniku

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:54
Kosovës edhe pas 35 viteve, i mungon një profil i basketbollistes si Resmije Juniku

Në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, Kosova ka pasur disa basketbolliste të shquara dhe që kanë lënë nam! 
Kosova nuk e ka një profil të basketbollistes si Resmije Juniku, as pas 35 viteve

As të Xhevahire Mustafës, as të Serbeze Perani, as të Shemsije Stubllës, as të Xhemile Berishës etj!  

Asnjë basketbolliste e sotit nuk i përafrohet emrave të lartpërmendur në asnjë rrethanë, madje edhe në bërjen e hapit.

Këto emrat e lartpërmendur, në kohën kur luanin për Universitetin e famshëm, dridhnin një ish Jugosllavi, i shkaktoni telashe të mëdha Jeshices, Cërvena Zvezdës, Vojvodinës etj!  

Po ku jemi sot? Kë e dridhnim sot? Askënd! Sporti është shkencë! Resmija nuk ka qenë me e gjatë se 162 centimetra por ka qenë si atom, që besa në një ndeshje ka realizuar edhe 10 treshe, duke i çuar në këmbë tërë mediat ish jugosllave.

Në 21 vitet pasluftës, në një ndeshje kampionale, me ka ra rasti vet si autor i shkrimit, të shoh një basketbolliste, kur gjuan për tre pikë me shpinë të kthyer nga koshi, ky ishte kulmi i turpit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat