Peja me trajner të ri nga Turqia

Basketboll

Peja me trajner të ri nga Turqia

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:43
Peja me trajner të ri

Klubi i basketbollit Peja emëron trajnerin e ri për pjesën e dytë të kampionatit.

"KB Peja ka aritur marrevshje me trajnerin nga Turqia Semsettin Bas.

Trajneri Bas ka qenë trajner i Bursaspor për 4 sezone me radhë duke ngritur fillimisht Bursan në kategorinë superiore turke e pastaj edhe duke e dërguar ne FinalFour.

Vitin e kaluar ai ishte trajner i CSO Voluntari në elitën e Rumanisë.

Semsettin Bas ka qenë edhe një basketbollist me karrierë të shkëlqyer duke u aktivizuar per ekipet më të mëdha turke si Tofas, Pinar Karsiyaka, Turk Telekom e Galatasaray.

Mirësevjen ne KB Peja", njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat