Xhemajli flet për mundësinë e rithemelimit të Ferizajt në basketboll  

Basketboll

Xhemajli flet për mundësinë e rithemelimit të Ferizajt në basketboll  

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:35
Xhemajli flet për mundësinë e rithemelimit të Ferizajt në basketboll  

Ferizaj më shumë se pesë vite pa klub të basketbollit, që nga koha kur u shua KB Kastrioti (meshkujt). Ish basketbollisti i mirënjohur, Visar Xhemajli, flet se cilat janë gjasat që të rithemelohet klubi.

“Sa i përket shuarjes së klubit të basketbollit meshkujt, ka qenë më së e pritur, kjo ka qenë në qershorin e vitit 2015! Sa herë që janë organizuar dashamirët e basketbollit normalisht me ndihmën edhe të komunës entuziazmi rritej edhe gjithnjë mendohej Superliga, play-off-i e asnjëherë strategjia e klubit. 

Asnjëherë nuk është diskutuar se si duhet të funksionoj një klub ku siç e dimë të gjithë që shkollat e gjeneratave janë thelbësore për ekzistencën e një klubi! 

Euforia e merrte gjithë kryesinë e klubit përfshi edhe drejtuesit ose njerëzit e sportit që ishin në komunë, çka do të thotë kjo që përveç që shpenzoheshin për lojtar të huaj, një pjesë e madhe shpenzohej edhe për lojtarët vendor të qyteteve tjera për ta plotësuar numrin e lojtarëve vendorë.

Kjo gjë përveç që harxhonte para ishte edhe një lloj bombe e kurdisur.

Tani të jem i sinqertë unë me vite të tëra jam duke kërkuar që të gjendet një mënyrë dhe të institucionalizohen shkollat e te gjitha sporteve jo vetëm e basketbollit, pagesat e nxënësve të bëhen në një fond të komunës gjegjësisht drejtorisë së sporteve nëse është e mundur dhe të njëjtit me zhvillu politika stimuluese për lojtarët e rinj, të organizojnë turne në shkolla dhe turne në nivele komunale në mënyrë që për një periudhe 5-vjeçare të kemi lojtar vendas sepse me keqardhje e them që momentalisht shumë pak lojtar gjenden në Ferizaj, që kanë cilësi për ligën e Kosovës, për të cilët nuk jam i sigurt se janë ende aktiv.

Prandaj unë nuk kam dëshirë të shkoj në pallatin e sporteve edhe ta shikoj klubin e Ferizajt në basketboll duke luajtur me lojtarët e qyteteve tjera dhe lojtarë të huaj pa pasur lojtar ferizajas siç ka ndodhur shumë herë me ekipin tonë!”, tha Xhemajli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat