Valentin Spaqi: Pranvera do të jetë e nxehtë në ligën e parë! Ne jemi ata të njëjtit 

Basketboll

Valentin Spaqi: Pranvera do të jetë e nxehtë në ligën e parë! Ne jemi ata të njëjtit 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:34
Vallentin Spaqi me ekipin e tij

Gjithnjë e më dramatike po bëhet lufta për vendin e parë në Ligën e parë të Kosovës në basketboll (meshkujt).

Tri-katër skuadra luftojnë për kreun e tabelës dhe asgjë nuk do të dihet, me gjasë deri në javë e fundit të garave. 

Edhe si basketbollist edhe tani si trajner po dëshmohet me punë e tij dhe po shënon rezultate të lakmueshme, si gjithnjë me epitetin e titujve. 

Ai është Valentin Spaqi, kryetrajner i AS Prishtinës dhe që me punën e tij ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të mirë, treguesi më i mirë janë rezultatet, 9 ndeshje po aq fitore dhe kampion vjeshtor me 18 pikë. 

Puna, angazhimi, disiplina, sollën edhe rezultate të një ekipi që po bëhet shembull për të gjithë. 
Spaqi ka synimet e tija, por si gjithmonë i matur edhe në ambicie. 

AS Prishtina udhëheq renditjen me 18 pikë, pasojnë RC Cola Drita 17, Istogu 16, Marigona Hill Prishtina 15 pikë etj. 

Z. Spaqi, si e sheh ekipin tuaj në pranverë, a do përforcoheni dhe a besoni e shpresoni se do ta ruani kreun deri në fund?

“Pranvera do të jetë e nxehtë në ligën e parë. Do të kemi përforcime dhe largime por në dobi të atmosferës në skuadër. Të gjitha ekipet janë përforcuar, pikërisht për të na mposhtur neve. 

Por ne jemi ata të njëjtit që kërkojmë ngritje të formës pavarësisht skuadrave tjera. 

Ne i kemi dy konkurrentë direkt e ata janë Istogu dhe Drita. Në përballjet direkte me këto dy ekipe përcaktohet edhe përfundimi i kampionatit, atëherë në play-off është gjithçka e mundur. Thënë të drejtën, liga parë është e fortë si asnjëherë më parë sepse kemi lojtar të cilësisë të Superligës”, tha Spaqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat