Bostoni me të katërtën radhazi, Steph Curry sërish me dyshifror të dyfishtë – GSW fiton derbin

Basketboll

Bostoni me të katërtën radhazi, Steph Curry sërish me dyshifror të dyfishtë – GSW fiton derbin

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:19
Pamje nga ndeshja

Janë mbyllur në orët e para të ditës së sotme ndeshjet e parapara në kuadër të NBA.

Për ditën e sotme, ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe një, saktësisht ajo në mbrëmje, mes Philadelphia 76’ers dhe Nuggets.

Nga takimet që u luajtën, u panë shumë rezultate interesante. Vëmendja kryesore ishte në “Chase Center” të San Franciscos, aty ku Golden State Warriors fitoi derbin ndaj LA Clippers. Sërish në plan të parë Steph Curry, që realizoi një dyshifror të dyfishtë fantastik, me hiç më pak se 38 pikë, 2 kërcime e 11 asistime.

Ashtu siç edhe pritej, te mysafirët më të dalluarit ishin Paul George e Leonard Kawhi, me nga 25 pikë secili.

Në anën tjetër, Bostoni ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi. Pas Detroitit, Torontos e Miamit, djelmoshat e Brad Stevens ia shkaktuan Washington Wizards edhe disfatën e gjashtë këtë edicion, në tetë ndeshje.

Më poshtë të gjitha rezulatet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat