Bislimi për RC Cola Drita: Ne do të jemi të parët, faktet tona i mbështesim në përforcimet tona

Basketboll

Bislimi për RC Cola Drita: Ne do të jemi të parët, faktet tona i mbështesim në përforcimet tona

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:32
Bislimi për RC Cola Drita: Ne do të jemi të parët, faktet tona i mbështesim në përforcimet tona

Me kureshtje pritet pjesa e dytë e kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll (meshkuj). 

Tri skuadra luftojnë për vend të parë, AS Prishtina, që kryeson me 18 pikë, pasojnë RC Cola Drita nga Gjilani me 17, Istogu 16 pikë etj.

RC Cola Drita, është prej ekipeve që ka kushtet më të mira dhe pretendon që pas një kohe të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve. 

Kryetari i KB RC Cola Drita, Arben Bislimi, po bën një punë të madhe, me synim që të ndërtojë një ekip edhe më të fortë për pjesë e dytë të kampionatit.

Ai është krah i fortë i trajnerit Gyltekin Selimi.

“Për pjesën e parë të kampionatit jemi në objektivat dhe ambiciet që i kemi parapa në fillim të kampionatit duke pësuar vetëm një humbje në start të kampionati kundër AS Prishtinës me rezultat minimal, ku tani në pjesën e dytë normalisht si një ekip me pretendime për t’u rikthyer në Superligë. Presim që në fund të stinorit te jemi ne ata që do të ecim tutje pa modesti”, tha Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kryetari i klubit tha se kur synojnë pozitën e parë edhe i kanë arsyet e tyre.

“Kur themi se ne do të jemi të parët, faktet tona i mbështesim në përforcimet tona që kemi afruar në klubin tonë e ata janë Arian Mehmeti, lojtar i akademisë sonë i rikthyer prej Prishtinës dhe lojtarit amerikan në pozitën e fundorit Xzavier Barmore, e bënë edhe më të fortë bindjen tonë si klub”, shpreh optimizmin Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat