Blerim Krasniqi kritikon ashpër qasjen e klubeve dhe angazhimin e trajnerëve të huaj 

Basketboll

Blerim Krasniqi kritikon ashpër qasjen e klubeve dhe angazhimin e trajnerëve të huaj 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Blerim Krasniqi

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi nuk pajohet në asnjë formë me qasjen e klubeve të basketbollit, me angazhimin e trajnerëve të huaj dhe se si po e menaxhojnë punën e tyre! Sipas Krasniqit, basketbolli kurrë nuk ka qenë në nivel më të dobët sepse shumica po mbahen me tre deri pesë lojtarë të huaj në përbërjen e parë.  

“Çka është ky improvizim i trajnerëve të huaj në Superligën e basketbollit tonë?

Që nga fillimi i kampionatit, s’kanë të ndalur promovimet e trajnerëve në thonjëza (anonim) të huaj, në basketbollin tonë.
Ndërsa basketbolli ynë kurrë në historinë e vet, nuk ka qenë në nivel më të dobët,(që besa edhe para dhe gjatë luftës) se sa sot..

I shikoi ekipet dhe asnjëra nuk ka ndonjë strategji se si te avancohet basketbolli ynë, si dhe basketbollistët tanë.
Në secilën ekip nga 3-4 lojtar të huaj dhe që besa edhe nga 5!?

Ndërsa lojtarët tanë e nxehin bankinën dhe shpresojnë se mos vallë do të futen në lojë nga 2-3 minuta?
Sikur dhe lojtarët legjionarë, të cilët për nga kualiteti në asnjë vend tjetër në botë nuk kishin pas mundësi të luajnë. Po ashtu dhe trajnerët, të cilët askundi nuk kanë mundësin as asistent me qenë dhe paskan ardhë neve me na avancuar basketbollin?!.

Po mundet dikush të thotë: Kjo është strategjia e klubeve dhe politika e tyre është e pavarur, se cilët dhe kenë do ta angazhojnë për trajner, varet direkte nga ata.

Mirëpo,  kriteret i cakton federata përkatëse e basketbollit ,e në këtë rast Shoqata e trajnerëve, e cila te ne ekziston vetëm për sy e faqe. E assesi si në favore të trajnerëve vendorë.

Po iu tregoi rastin tim, citoi: KB Kumanova nga Maqedonia deshi të me angazhoi për trajner të ekipit të parë, për gara në Ballkan League por marrëveshja nuk ka mundur me u realizua (edhe pse u morëm vesh në detaje).

Reagoi shoqata e trajnerëve e Maqedonisë dhe kërkuan që unë si shtetas i huaj t’i nënshtrohem një provimi shtesë të trajnerëve, si dhe një pagese goxha të lartë dhe marrëveshja dështoi??

Kur dhe mendova me thellë e arsyetova këtë vendim dhe thash: Ja se si mbrohen dhe avancohen,  si dhe stimulohen trajnerët vendor.

A tek ne Klinika, Seminare, blla, blla, blla këtiii!
Ku ta dija unë dhe shpresa se mos vallë trajnerët tanë kanë me pas shansin dhe mundësinë se kanë me u bë trajner, veç se më ka vdekur, (Fatkeqësisht).

Nëse ne nuk ndërrojmë strategjinë, e cila sipas meje është 100%100 e dështuar. Shumë shpejt për basketbollin tonë do të flitej: Na ishte dikur një basketbolli i yni autoktonë.

Dhe po sa i patëm parakualifikimet, e parakualifikimet të reprezentacionit tonë.
Dhe ja se si dështuam dhe se si pësuam, kjo nuk do të ketë ndryshim, pësimi ke me qenë edhe me drastik, nëse nuk ndërrojmë strategjinë.

Për të pas një Reprezentacion Solid (jo se ku me ditë se çfarë kualiteti), nevojitej një lige nacionale, shumë kualitative. Me më shumë lojtarë vendorë, dhe ne një ligë konkurrente, vihej gjer të një reprezentacion solid. E assesi në këtë mënyrë.
Si do që të jetë, situata është alarmante dhe sa ma parë të mos ketë intervenime, pasojat mund të jenë te pariparueshme. Për ndryshe na pret kolapsi ne basketbollin tonë, i cili ka një traditë dhe kulturë shumë të lashtë”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat