Golden Eagle Ylli, kampion i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri 

Basketboll

Golden Eagle Ylli, kampion i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri 

Nga: K.G. Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:56
Golden Eagle Ylli, kampion i parë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri 

Golden eagle Ylli nga Theranda është kampion i parë i Ligës Unike Kosovë-Shqipëri në basketboll.

 Ylli fiton medaljen e artë, Peja të argjendtën dhe Rahoveci të bronztën. 

Therandasit shënuan fitore me rezultat 82:79 (19:27, 19:14, 28:24, 16:14) ndaj Pejës, në finalen që u zhvillua në Durrës.

Ndeshje me rivalitet, ndërsa çereku i parë i takoi pejanëve. 

Në tre çerekët e tjerë Golden Eagle Ylli luajti më mirë dhe triumfoi. Walton u dallua me 25 pikë të Peja dhe Kastrati me 21 pikë të Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat