Fadil Dobroshi - sekretari i parë i përgjithshëm i FBK-së në Gjeneratën e Republikës: Të jesh a mos të jesh

Basketboll

Fadil Dobroshi - sekretari i parë i përgjithshëm i FBK-së në Gjeneratën e Republikës: Të jesh a mos të jesh

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:26
Fadil Dobroshi

Fillimvitet  e 90-ta (1991-1999), muaj i gusht i vitit 1991, një verë e nxehtë dhe me tensione politike në Kosovë.  

Kosova u okupua  nga bandat dhe milicia e pushtuesit e serb, të ardhur nga Shumadija dhe Beogradi, duke bërë zullum të paparë në popullin shqiptarë të Kosovës.

Shovenistët serb përdorën tërë makinerinë, dëbuan edhe sportistët shqiptarë nga stadiumet dhe palestrat sportive, ndërsa klubet fantome serbe, që besa një farë Fushë Kosove në basketboll e Prishtina fantome, luanin në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa shqiptarët në Gërmi dhe të sulmuar e arrestuar nga milicia serbe. 

Image

Të gjitha sportet u organizuan ashtu si munden, u formuan Federatat sportive të Republikës së Kosovës dhe i thanë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe serbe.   

Fadil Dobroshi i takon Gjeneratës së Republikës, sekretar i parë i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Një burrë i fjalë dhe trim, mori përgjegjësi të madhe në vitin 1991, postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës, rrezikshmëri e lartë, por ai fare nuk mërzitej për kërcënimet e pushtuesit serb.  

Ai me guxim të madh e kreu punën e tij, kur kryetar i parë ishte Isuf Lumi.

“Serbia e prirur nga Garashanini, Çubrilloviqi dhe Andriqi e vazhduar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve të Serbisë, e quajtur si famëkeqja "Shoqata e Shkrimtareve, Francuska 7’ , realizuese këtyre ideve, pasi u emërua në krye të

Serbisë, Millosheviqi, filloi luftën diskriminuese ndaj të gjithëve dhe ndaj Kosovës.
Në fillim u dëmtuan 65 shkolla. Ne vitin 1989 u suprimua Autonomia e Kosovës, në vitin 1990 filloi segregacioni i shkollave shqipe, kulturës, sportit dhe në të gjitha segmentet e jetës.

Shkollat filluan me u mevetësua te pavarura nga Serbia, e pas tyre edhe të gjitha aktivitetet filluan me u riorganizua.

Në këtë kohe, kur ishte prezente maksima "të jesh a mos të jesh" çdo individ mundohej të jep kontributin e tij për ruajtjen e qenies shqiptare.
Në këtë kohë, kur dërgoheshin aktet normative për suprimimin e FBK-së edhe pse isha i punësuar në pylltari të Kosovës, si vullnetar, ndër të tjera, isha edhe anëtari i kryesisë të FBK-së. 

Shqiptarët nuk i pranonin normativat e propozuara nga Federata e Serbisë. Kah fillimi i vitit 1991, të pakënaqur me këto propozime, z. Bardhyl Nushi, z. Blerim Vula dhe unë, u takuam dhe filluam me u marr me shkëputjen nga kthetrat e Serbisë, për ta formuar FBK-në e pavarur. 

Në këtë takim u morëm vesh që të organizojmë takime të njëpasnjëshme për konsultimin lidhur me organizimin e një mbledhje. Pas kësaj fillon organizimi, zgjedhjet e organeve, mbledhja e parë e kuvendit dhe zhvillimi i aktiviteteve duke u ndal në ato më karakteristike”, tregon Dobroshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dobroshi ka dhënë kontribut të madh në vitet më të vështira për basketbollin dhe sportin në përgjithësi, duke iu kundërvu fuqishëm regjimit serb. vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat