Prizreni 16 leksion të gjithëve, fiton Superkupën e Kosovës! Arbnori nderon të ndjerin Tajar Rifatin

Basketboll

Prizreni 16 leksion të gjithëve, fiton Superkupën e Kosovës! Arbnori nderon të ndjerin Tajar Rifatin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:58
Prizreni 16 leksion të gjithëve, fiton Superkupën! Arbnori nderon të ndjerin Tajar Rifatin

Prizreni -16 është fituesi i Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi që në finale e mposhti me rezultat 90:81 (22:19, 24:16, 15:24, 22:20, 29:22) Trepçën nga Mitrovica. Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

I ri për nga mosha, por eksploziv në lojën e basketbollit, është kryetrajneri Arbnor Rifati, me Prizrenin fituan trofeun e parë në histori të këtij klubi dhe nderon të ndjerin Tahar Rifatin, ish basketbollist dhe veprimtar i shquar i basketbollit, një periudhë të gjatë  në strukturat drejtuese të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Komesar i Garave.     

Prizreni -16 nuk e  shikojnë me sy të mirë disa por sot iu tregoi shumicës, se si një klub i ri është organizuar, ka ndërtuar një ekip shembullor dhe për 5 vite të themelimit edhe fitojnë trofe.

Image

Ky është një kompliment për një klub të ri, me një djalë të ri e shembullor siç është Arbnor Rifati, iu dha leksion të gjithëve në basketboll. 

Në minutën e 20-të, Prizreni -16, shkëputet në 11 pikë epërsi ndaj rivalit. Në 20 minutat e parë prizrenasit treguan lojë më të përqendruar dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shkuan në pushim me rezultat 46:35.

Në dy çerekët e fundit, loja mori tjetër kahje, mitrovicasit gradualisht barazojnë rezultatin (59:59) në minutën e 29-të.

Pas një minute, Prizreni kalon në epërsi me 61:59.

Në minutën e 35-të, Prizreni në epërsi me tre pikë (73:68).

Në minutën e 36-të, prizrenasit thellojnë epërsinë në tetë pikë (76:68), duke e fituar përballjen me rezultat 90:81

Basketbollisti Arti Hajdari është trim i ndeshjes, duke shënuar 34 pikë, i ndihmuar nga Courtney Fells me 26, Ivan Koleviç me 17 etj, ndërsa Taurus Ramon Cockfield Jr me gjithsej 23 pikë e Drilon Hajrizi me 21.

Arbnori ka traditë familjare në basketboll edhe e di se si fitohet trofeu! Aty ku është tradita nuk mungojnë sukseset.Trofeun MVP e fitoi Arti Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat