Basketbollistja shqiptare që luan në Prishtinë flet për Ligën Unike

Basketboll

Basketbollistja shqiptare që luan në Prishtinë flet për Ligën Unike

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:40
Basketbollistja shqiptare që luan në Prishtinë flet për Ligën Unike

Liga Unike bashkon skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Në edicionin e ri do të garohet edhe në konkurrencën e femrave, me tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Para garave të Ligës, do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave në Vlorë, ku përballen Penza-Flamurtari dhe Prishtina-Partizani.

Në Prishtinë luan edhe basketbollistja shqiptare Enxhi Xhanaj. Ajo fillimisht flet për krijimin e kësaj lige mes dy vendeve. “Mendoj se është një përvojë e mirë, pasi i shtohet diversitetit të basketbollit të të dy vendeve dhe intensiteti për lojtaret do të jetë më i lartë, kështu e  mendoj se, kjo gjë do të sjellë përmirësim në lojë. E shikoj si diçka pozitive”, është shprehur Xhanaj për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Ajo ka shtuar se në Prishtinë është pritur shumë mirë dhe është ambientuar shumë shpejt.

Enxhi flet edhe për dallimin e cilësisë në të dy vendet.

“Mentaliteti i të dy vendeve është pothuajse i njëjtë. Mendoj që dallimi është tek perspektiva pasi në Kosovë po bëhet më shumë investim kohët e fundit në basketboll”.

Ambiciet e saj dhe të Prishtinës janë të qarta për edicionin e ri.

“Ambiciet e mia dhe të ekipit bashkohen në pikën ku synimi është fitorja e trofeut të parë të kësaj përvoje të re. Si objektiv personal është rikthimi sa më i shpejtë dhe të ndihmoj ekipin të përmbush qëllimin në Ligën Unike”, përfundoi Enxhi Xhanaj.

Prishtina më 13 Tetor do të përballet me Partizanin e Shqipërisë, derisa finalja zhvillohet më 14 Tetor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat