Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë gjyqtari 24-vjeçar

Basketboll

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë gjyqtari 24-vjeçar

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:20
Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë gjyqtari 24-vjeçar

Sporti shqiptar sot ka humbur një tjetër figurë të saj.

Lajmi i trishtë vjen nga radhët e basketbollit ku njoftohet se ka ndërruar jetë gyjqtari Daniel Aliaj.

Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, ndërsa mësohet se vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Lajmin e bëri publik Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në “Facebook” ku arbitrin e vlerësojnë si një djalë i cili ishte shumë energjik dhe kishte shumë ambicie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat