Gjysmëfinale interesante në Superkupën Mbarëkombëtare

Basketboll

Gjysmëfinale interesante në Superkupën Mbarëkombëtare

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:12
Gjysmëfinale interesante në Superkupën Mbarëkombëtare

Nesër (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare, që organizohet në Vlorë, më 13 dhe 14 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë përballen dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani nga Tirana.

Skuadra prishtinase është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishte finaliste e Superkupës. Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi fitoi Kupën e Federatës së Shqiptarë dhe është kampion i Shqipërisë. Gjithashtu skuadra vlonjate është vendase, andaj pritet një ndeshje shumë interesante.

Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.

Orari

13 Tetor

16:00 Prishtina-Partizani

19:00 Flamurtari-Penza

14 Tetor

19:00 Finalja

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat