Vlora, qyteti që bashkon skuadrat shqiptare në Superkupën Mbarëkombëtare

Basketboll

Vlora, qyteti që bashkon skuadrat shqiptare në Superkupën Mbarëkombëtare

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:57
Vlora, qyteti që bashkon skuadrat shqiptare në Superkupën Mbarëkombëtare

Qyteti i bukur dhe historik, Vlora, kësaj radhe do të bashkojë skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria. Fituesit e Kupës dhe kampionët do të përballen në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Më 13 Tetor në gjysmëfinale përballen Prishtina-Partizani nga ora 16:00 dhe Penza-Flamurtari nga ora 19:00. Më 14 Tetor zhvillohet finalja nga ora 19:00.

Ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, i organizuara nga Liga Unike. Pas garave në konkurrencën e femrave, më 16 e 17 Tetor, do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Shkodër.

Në këtë edicion të Ligës Unike do të garohet edhe në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë tri skuadra nga Kosova: Penza, Prishtina dhe Bashkimi, si dhe tri skuadra nga Shqipëria: Flamurtari, Partizani dhe Tirana.

Superkupa Mbarëkombëtare në Vlorë organizohet nga Liga Unike, e mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe KBF Flamurtari.

Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit dhe pritet që ndeshjet në parket të dhurojnë spektakël me skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Katër skuadrat: Penza, Flamurtari, Prishtina dhe Partizani e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, që është edhe historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat