NBA/ LeBron James gjakos rivalin, por Lakers fitojnë sërish

Basketboll

NBA/ LeBron James gjakos rivalin, por Lakers fitojnë sërish

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:13
Foto

Në mbrëmjen e NBA spikatin sukseset e Golden State, Phoenix dhe Lakers. Pas 3 disfatave radhazi, kthehen te fitorja Los Angelos Lakers, që u imponuan 121-116 në Detroit në një sfidë me vuajtje dhe polemika.

Verdhevjolët fitojnë falë një periode të katërt të shkëlqyer, që i lejon Lebron James me shokë të përmbysnin avantazhin e krijuar në 36 minutat e para nga Pistons. Të zotët e shtëpisë ishin fitimtarë në periodën e dytë dhe të tretë, por rezultati 37-17 i periodës përmbyllëse shpërblen Lakers, që ia dalin të fitojnë në finale edhe pa Lebron James. Ish lojtari i Clevelendit bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Stewart, duke i shkaktuar një të çarë dhe duke u përjashtuar nga loja për ta mbyllur para kohe ndeshjen. Pa liderin e tyre, menduan sërish Anthony Davis, me 30 pikë e 10 rikuperime, dhe Rusell Westbrook me 26 pikë, 10 asiste dhe 9 rikuperime për të kthyer te fitorja Lakers që shkurtojnë kështu distancën me zonën play off në Perëndim.Edhe pa versionin më të mirë të Steph Curry, Golden Statë Warriors mposhtën 119-104 Toronto Raptors, duke koleksionuar fitoren e 15 në 17 ndeshje, seri që iu ka dhuruar kryesimin në Konferencën e Perëndimit. Warriors u shkëputën që në periodën e pare, të mbyllur me 12 pikë avantazh, duke e rritur në 14 pikë (61-47) në pushimin mes pjesëve.

Një avantazh që arriti madje deri në kuotën e 21 pikëve, 114-93, pas një rezultati të pjesëshëm 11-0, dhe që rezitoi deri në fund të takimit. Ishte një ndeshje ku këtë herë protagonisti nuk ishte Steph Curry, që realizoi 12 pikë, pasi udhëheqësit e skuadrës ishin Jordan Poole dhe Andrew Wiggins, që shënuan respektivist 33 dhe 32 pikë, numra që sollën edhe suksesin. Raptors provuan me 21 pikët e Siakam dhe 17 nga VanVleet, por që nuk mjaftuan për të evituar disfatën e 10 në 18 ndeshje, rezultate që e lënë Toronton në vendin e 12 në Lindje.

Pas Golden State, në Perëndim është gjithmonë Phoenix Suns, që mposhti 126-97 Denverin, duke detyruar Nuggets, sërish pa MVP e sezonit të rregullt, Nikola Jokic, të pësojnë disfatën e 4-t radhazi. Suksesi u ndërtua në një fillim të vrullshëm të Suns, që shënuan 48 pikë vetëm në periodën e parë, duke marrë një avantazh prej 20 pikësh dhe  mbylur pjesën e parë me 13 pikë më shumë. Fillimi i periodës së tretë shoi përfundimisht tentativën e rikuperimit të Denverit, me Phoenix që dominoi ndeshjen dhe e mbylli me plot 29 pikë diferencë, 126-97. Një sukses ky i certifikuar nga 22 pikët e Johnson dhe 21 nga Ayton, me Devin Booker që shtoi 17 të tjera. Pa Jokic, për Denverin misioni ishte i vështirë, pasi Jeff dhe JaMychal Green provuan me 19 dhe 14 pikë, ndërsa Gordon e mbylli me 16 pikë dhe 10 rikuperime, por që nuk shërbyen për të evituar humbjen me Nuggets, që kapen në zonën e play off-it nga Portland. Phoenix, nga ana tjetër, shënon fitoren e 12-të radhazi , që është dhe seria më e gjatë pozitive në këtë fillim sezoni në NBA.

Supersfida e “United Center” pa Chicago Bulls të triumfonte 109-103 ndaj New York Knicks, me Bulls që ngjiten në kryesimin në klasifikimin e Lindjes që e ndajnë me Brooklyn, ndërsa skuadra nga New York vazhdon me oshilacionet e saj. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Bulls para 6 pikë në pushimin e madh mes pjesëve, por të rikuperuar nga New York, që shkoi para 74-72 para një rezultati të pjesshëm 37-19 që iu dha fitoren të zotëve të shtëpisë. Ata që udhëhoqën Chicagon ishin sërish DeMar deRozan dhe Zach LaVine, që shënuan në total 52 pikë. Numra që iu duhet shtuar dhe shifrat e dyfishta të Julius Randle me 34 pikë, 10 rikuperime. Chicago është tani me 12 fitore dhe 5 humbje, të njëjtat numra të Netsave të Harden e Durant.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat