Ish-trajneri i Prishtinës trajner i ri i Kombëtares së Kroacisë

Basketboll

Ish-trajneri i Prishtinës trajner i ri i Kombëtares së Kroacisë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:11
Ish-trajneri i Prishtinës trajner i ri i Kombëtares së Kroacisë

Ish-trajneri i Prishtinës Damir Mulameroviq do të jetë trajneri i Kombëtares së Kroacisë.

Mulameroviq erdhi të Prishtina në vitin 2018 ku edhe pati disa suksese, derisa bardhekaltrit e kanë cilësuar si njërin nga periudhat më të suksesshme në histori të klubit.

Bardhekaltrit kanë uruar për postin e ri me shpresën se suksese e tij do ë vazhdojnë edhe në kombëtaren kroate.

“Klubi i basketbollit Sigal Prishtina dëshiron të përgëzojë trajnerin Damir Mulamerovic për emërimin e trajnerit të Kombëtares së Kroacisë.

Sigal Prishtina me të si trajneri ka shijuar një nga periudhat më të suksesshme në historinë e saj, duke fituar trofe të shumtë! Qyteti ynë dhe ekipi ynë do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj! Ju urojmë suksese dhe fat të mirë në rrugëtimin tuaj të ri! Urime trajner!”, ka shkruar KB Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat