​Katër skuadra në luftë për titullin e më të mirit në Ligën Unike, konkurrenca e femrave

Basketboll

​Katër skuadra në luftë për titullin e më të mirit në Ligën Unike, konkurrenca e femrave

Më: 21 mars 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Final 4 i Ligës Unike organizohet në Prishtinë, më 23 dhe 24 Mars, ku do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kësaj gare: Prishtina, Penza, Flamurtari dhe Bashkimi.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 23 Mars nga ora 16:00 mes Penzës dhe Bashkimit, kurse nga ora 19:00 përballen Prishtina dhe Flamurtari.

Më 24 Mars nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, kurse nga ora 19:00 zhvillohet finalja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat