Sigal Prishtina reagon ashpër: Gjyqtarët na dëmtuan me Yllin 

Basketboll

Sigal Prishtina reagon ashpër: Gjyqtarët na dëmtuan me Yllin 

Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:31
Sigal Prishtina reagon ashpër: Gjyqtarët na dëmtuan me Yllin 

Klubi më i trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina, reagon ashpër dhe sipas tyre janë dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda, në kuadër të elitës së basketbollit të Kosovës. 

“Një humbje e hidhur dhe e pamerituar - një djersë dhe mund i dëmtuar!

E nderuara Federatë e Basketbollit të Kosovës, i nderuar Komesar i Garave, të respektuar Referë, 

Po ju drejtohemi me këtë notë proteste publike, për atë se çka ndodhi në ndeshjen e fundit kundër KB Ylli, e që pavarësisht se ishte një duel mjaft dramatik e i fortë, ra nën hijen e referimit. Në momentet vendimtare, duke përfshirë edhe koshin i cili vendosi fituesin e ndeshjes u gabua rëndë nga gjyqtarët e takimit e cila na kushtoi edhe me humbjen e tij. Pavarësisht që kishin në dispozicion të ri-shikonin vendimet e tyre në ekran, ata vendosën që mos ta përdorin teknologjinë asnjëherë të vetme gjatë tërë ndeshjes. 

Si klubi që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e basketbollit kosovar e shqiptar, si përfaqësuesit më dinjitoz në arenën ndërkombëtare, kërkojmë nga FBK-ja dhe të gjithë drejtuesit e saj që të jenë më sy hapur dhe më rigoroz ndaj gabimeve të bëra me, apo pa tendencë.

Fatkeqësisht, kjo nuk hera e parë në këtë edicion që paraqitja e shkëlqyer e djelmoshave tanë bie nën hijen e referimit dhe klubi dëmtohet me humbje. 

Nuk kërkojmë të favorizohemi, mirëpo kërkojmë të ketë ndarje të drejtësisë në mënyrë profesionale dhe korrekte, pasi vetëm kështu basketbollin do ta çojmë përpara. Mbrëmë na ndodhi neve, nesër mund t’i ndodhë Yllit, Bashkimit, Pejës, e të tjerëve. 

Prandaj, ju lutemi lejoni të luhet basketboll dhe mundësojani lojtarëve tanë të tregojnë kualitetin e tyre në parket.

Ju lutemi mos e dëmtoni basketbollin!

Një gjë është e sigurt, kjo ndeshje do të duhet të ishte fituar nga më i miri, e merituan të dy klubet, lojtarët dhe të gjithë adhuruesit e kësaj loje të bukur.

P.S. KB Golden Eagle Yllit i urojmë fitoren dhe shumë suksese ne vijim të garave”, reagon KB SIgal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat