E pazakontë, gjyqtari Vukoviç ndërprenë ndeshjen, i propozon fejesën Violetës

Basketboll

E pazakontë, gjyqtari Vukoviç ndërprenë ndeshjen, i propozon fejesën Violetës

Nga: K.G. Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:43
E pazakontë, gjyqtari Vukoviç ndërprenë ndeshjen, i propozon fejesën Violetës

Skena të bukura në kampionatin malazez të basketbollit përkatësisht në ndeshjen finale ndërmjet Podgoricës dhe Buduçnostit.

Gjatë ndeshjes, basketbollistja e Buduçnostit, Violeta Lazareviq, po përgatitej për gjuajtje të lira, gjyqtari kryesor Stefan Vukoviç iu afrua nga pas dhe u përul në dysheme.

Të gjithë e kuptuan menjëherë se çfarë do të thoshte, dhe vetë lojtarja e gjeti veten në çudi të plotë.

Pasoi një pyetje dhe pasi u dëgjua “po”-ja dhe ia vuri unazën e fejesës, të gjithë filluan të duartrokisnin, ndërsa Vukoviç dhe Lazareviq përfunduan të përqafuar.

Buduçnosti mbrojti titullin me një fitore me rezultat 71:50.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat