Arbnor Rifati apo Mourinho i basketbollit, trajneri më i mirë i Ligës Unike

Basketboll

Arbnor Rifati apo Mourinho i basketbollit, trajneri më i mirë i Ligës Unike

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:18
Arbnor Rifati apo Mourinho i basketbollit, trajneri më i mirë i Ligës Unike

Arbnor Rifati, trajner i KB Prizreni – 16, njihet si Mourinho i Kosovës në basketboll, vazhdon me sukseset e tija si trajner. 

Ai është zgjedhur trajneri më i mirë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri, një sukses i madh jo vetëm për të por edhe për tërë Prizrenin e Kosovën.

“Nga zemra ju falënderoj të gjithëvë për urimet, mesazhet e dërguara pas shpalljes trajneri i vitit në Ligen Unike 2021/2022 nga Eurobasket mbrëmë.

Ky sukses më inkurajon që të punojmë sa më shumë në të ardhmen.

Mesazhi im për skuadrat e të gjitha qyteteve është që t’ju besohet trajnerëve vendorë e jo “praktikantëve” të rajonit.

Tani fokusi për ne është play-off-i. Të gjitha skuadrave ju dëshiroj sukses.

Edhe njëherë nga zemra ju faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rifati në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat