FBK paraqet ekipet kombëtare të 3x3 për kualifikimet e FIBA Europe Cup

Basketboll

FBK paraqet ekipet kombëtare të 3x3 për kualifikimet e FIBA Europe Cup

Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:26
FBK paraqet ekipet kombëtare të 3x3 për kualifikimet e FIBA Europe Cup

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës në 3x3 në konkurrencën e meshkujve në kualifikime për FIBA Europe Cup që do të zhvillohet në fundjavën e parë të qershorit në Qipro, këta basketbollistë: Edmond Kryeziu, Rron Dahsyla, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Bardh Rexha.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës këto basketbolliste: Saranda Daci, Arbnore Përçuku, Marigona Rushiti, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi.

FBK ka të drejtë të regjistrojë 6 lojtarë/e (4 në ekip dhe 2 rezervistë/e) dhe më së largu më 27 maj të vendosë për katërshen definitive që do ta përfaqësojë Kosovën në Qipro.

Për 4shen përfundimtare të të dy ekipeve do të vendoset një javë para garës.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij, njofton në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat