U raportua se Torcida udhëtoi me armë dhe lëndë narkotike për në Pejë, kjo është e vërteta

Basketboll

U raportua se Torcida udhëtoi me armë dhe lëndë narkotike për në Pejë, kjo është e vërteta

Më: 17 maj 2022 Në ora: 23:30
U raportua se Torcida udhëtoi me armë dhe lëndë narkotike për në Pejë, kjo është e vërteta

KB Peja dhe KB Trepça kanë zhvilluar njërën nga gjysmë-finalet më të përfolura viteve të fundit në Superligën e Kosovës në basketboll, falë rivalitetit në parket dhe tribuna nga dy tifozeritë.

Udhëtimi i Torcidës të dielën në Pejë, pati dhe pasoja ku dy tifozeritë u ndeshën në mes vete, për këtë arsye FBK vendosi të denoi Pejën dhe Trepçën pas përfundimit të ndeshjes.

Lajmet se tifozerisë së Torcidës i janë gjetur armë dhe lëndë narkotike, kjo sipas informatave që kanë në taborin gjelbërezi, nuk qëndron fare dhe janë propaganda.

“Arrestime në hyrje të palestrës kanë ndodhur, për arsye se janë gjetur disa mjete piroteknike tek antarët tanë, dhe thika të vogla, por lajmi se Torcida ka udhëtuar me pistoleta dhe lëndë narkotike nuk është fare e vërtetë, dhe nuk qëndron aspak” Shtoi një nga anëtarët e kryesisë së Trepçës për Gazetën Olle..

Trepça është duke fituar me rezultat 2-1 pas tre ndeshjeve, ndërsa ndeshja e katërt është paraparë të luhet të enjten përsëri në Karagaç të Pejës, por sipas lajmeve të fundit, nesër klubi verdhezi do të bëjnë qëndrimin e tyre rreth lojës së katërt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat