Edicioni i parë pret kampionin e parë të JR NBA Kosovës

Basketboll

Edicioni i parë pret kampionin e parë të JR NBA Kosovës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:52
Edicioni i parë pret kampionin e parë të JR NBA Kosovës

Të shtunën zhvillohet Final 4 i JR NBA Kosovës, ku do të përcaktohet se, kush do të jetë kampion i kësaj lige.

Ky është edicioni i parë dhe historik i kësaj lige.

Fillimisht ishte Dita e Draftit, ku 30 Shkolla Fillore janë ndarë në gjashtë Divizione, përkatësisht dy Konferenca, Lindore dhe Perëndimore. Hedhja e shortit u bë me ceremoni zyrtare, ku hapjen e bëri kryetari Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e NBA Junior, Jiri Welsch, ambasador i JR NBA dhe Adrian Carrion, Përgjegjës i JR NBA Kosovës.

Welsch dhe Carrion, gjithashtu kishin mbajtur një stërvitje me fëmijët e Kosovës, pasi më herët kishin vizituar FBK-në.

Pas hedhjes së shortit, filloi Liga JR NBA Kosovës, me xhiron e parë.

Në këtë ligë garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç, djem dhe vajza së bashku me një ekip, ndërsa Shkollat Fillore janë nga e gjithë Kosova.

Xhiro pas xhiro, u përcaktuan edhe tetë skuadrat më të mira të Konferencës Lindore dhe Perëndimore, që i zhvilluan ndeshjet çerekfinale, e më pas gjysmëfinale, në Vushtrri dhe Istog.

Tashmë janë përcaktuar katër skuadrat më të mira të kësaj lige, që do të garojnë për titullin e kampionit.

Final 4 zhvillohet në palestrën “Don Bosko”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat