Humb luftën me sëmundjen e keqe, vdes në moshë të re sportisti

Basketboll

Humb luftën me sëmundjen e keqe, vdes në moshë të re sportisti

Nga: K.G. Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:35
Humb luftën me sëmundjen e keqe, vdes në moshë të re sportisti

Një lajm i hidhur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Justin Hardy, basketbollist 22-vjeçar që ndihmoi ekipin e tij Washington në finalen e turneut NCAA, ka ndërruar jetë.

Ai luftoi 13 muaj me sëmundjen e kancerit por nuk ia doli!

“Pas 13 muajsh duke treguar se çfarë do të thotë të jetosh me kancer, Justin ndërroi jetë gjatë mëngjesit”, shkroi në Twitter babai i tij Bob Hardy.

Foli edhe trajneri Pat Jackem, i cili theksoi se të gjithë në Universitet do të përpiqen ta mbajnë emrin e tij të gdhendur thellë dhe të mos harrohet.

Hardy mori një diagnozë të tmerrshme në prill të vitit 2021, se ai kishte kancer në stomak dhe se ishte në fazën terminale. Edhe pse humbi kaq shumë kilogramë teksa kalonte terapinë, ai u rikthye në fushë dhe luajti 21 ndeshje me 11.1 pikë për lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat