Fetahu dhe Dushku morën pjesë në aktivitetin me klasat e gjashta të Prishtinës

Basketboll

Fetahu dhe Dushku morën pjesë në aktivitetin me klasat e gjashta të Prishtinës

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:22
Fetahu dhe Dushku morën pjesë në aktivitetin me klasat e gjashta të Prishtinës

Fetahu dhe Dushku morën pjesë në aktivitetin me klasat e gjashta të Prishtinës në shënimin e Ditës Olimpike 2022!

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku të premten morën pjesë në aktivitetin me klasat e gjashta të Prishtinës në shënimin e Ditës Olimpike 2022, aktivitet ky i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në këtë event morën pjesë Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës (MKRS), Hajrulla Ceku, i cili i inkurajoi fëmijët për tu marrë sa më shumë me sport, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe numri një i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Aktiviteti në fjalë është mbajtur stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

23 qershori është data kur zakonisht shënohet Dita Olimpike në mbarë botën, ditë kjo që përkon me themelimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), ndërsa në Kosovë u mbajt më herët për shkak të pjesëmarrjes së ekipit nga Kosova në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që nisin në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat