Kryeministri i Kosovës takoi basketbollisten që luan në SHBA

Basketboll

Kryeministri i Kosovës takoi basketbollisten që luan në SHBA

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:21
Kryeministri i Kosovës takoi basketbollisten që luan në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim Edona Thaqin, basketbollisten tonë që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfaqësuar për herë të parë Kosovën.

Kryeministri ka folur me admirim për përkushtimin e basketbollisteve tona dhe ka uruar që rasti i ardhjes së Edonës, të jetë vetëm fillimi i kthimit të talentëve për të përfaqësuar vendlindjen e tyrem njofton FBK.

Edona është prej basketbollisteve më të mira dhe një përforcim i madh për Kombëtaren tonë.

Kosova tash e disa po përgatitet për garën në Qipro.

Stërvitjen e fundit vashat “Dardane” e zhvillojnë të dielën në palestrën sportive të Kolegjit "ISP" në Marigona Residence nga ora 17:00 , ndërsa udhëtojnë drejt Qipros më 27 qershor, kurse nga 28 qershori zhvillojnë garat në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat