Ismaili kalon te Ponte Prizreni, përforcim i madh për trajnerin Rifati 

Basketboll

Ismaili kalon te Ponte Prizreni, përforcim i madh për trajnerin Rifati 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:51
Ismaili kalon te Ponte Prizreni

Ponte Prizreni (Prizreni - 16) përforcohet me basketbollistin e Sigal Prishtinës, Meriton Ismaili.

Është përforcim i madh për ekipin nga Prizreni, ku drrjtohet nga trajneri Arbnor Rifati.

 “Meriton Ismaili kalon te Ponte Prizreni.

Transferi i parë në afatin kalimtar e basketbollit për ekipin tonë fillon me lojtarë vendorë.

Meriton Ismaili nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizreni.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur sot dhe Meritoni do jetë me ne për 1 sezon me mundësi vazhdimi.

Meriton Ismaili 195 cm së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, i njejti është i rregullt edhe në përfaqësuesen A në basketboll.
Vetëm fillimi për edicionin e ri që pritet të jetë.

Me kaq nuk do ndalemi, së shpejti do vazhdojmë edhe me përforcimet tjera”, njofton KB Ponte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat