Shqiptari i Kosovës me Finlandën fundosin Kroacinë 

Basketboll

Shqiptari i Kosovës me Finlandën fundosin Kroacinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:41
Edon Maxhuni

Finlanda përfundoi në krye të grupit C me 11 pikë, duke lënë pas Slloveninë me 10, Suedinë 8 dhe Kroacinë në fund me 7 sosh. 

Finlandezët mbrëmë e mposhtën me rezultat 81:79 Kroacinë në Rijekë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror – 2023. 

Faqja finlandeze “suomikoris”, shkruan se figura kryesore të Finlanda ishte Edon Maxhuni.

Maxhuni shënoi 7 pikë (6 asistime), por realizoi një tre pikësh vendimtar në 16 sekondat e fundit.

Kroacia nuk kualifikohet në Botëror.

“Ne luajtëm në mënyrë më të mirë gjatë gjithë periudhës së katërt dhe kishim besim se do të ktheheshim dhe do të fitonim. Të gjithë e dinin vendin dhe e dinin rolin e tyre”, tha Maxhuni.

Edon Maxhuni është djali i legjendës së basketbollit të Kosovës, Besimit.

Mediat kroate “Veçernj List’, shkruan mes të tjera: Kapitulli i ri i errët i basketbollit kroat: Tani jemi në radhët e Irlandës dhe Norvegjisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat