Vdes ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës 

Basketboll

Vdes ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës 

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:21
Belul Beqaj

Ka ndërruar jetë Belul Beqaj, ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai ka qenë kryetar i federatës në kohën e okupimit dhe në vitet e pasluftës.

Vdekja e tij ka pikëlluar gjithë komunitetin sportivë.

Ai ka qenë profesor i UBT-së, një prej profesionistëve dhe politologëve më të mirë që ka njohur vendi dhe rajoni.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqaj, në të cilin ka vlerësuar lartë figurën e shquar të profesorit Beqaj.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Dr. Belul Beqaj. Një profesionist i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha një njeri i mirë sot u nda nga jeta, dhe patjetër që për ne, stafin, studentët dhe gjithë Kosovën do të jetë një humbje e madhe.

Profesori Beqaj ishte profesional në punë, i drejtë dhe i sinqertë në mendime e veprime, dhe kjo e ka bërë atë të veçantë nga gjithë të tjerët”, ka shpreh ngushëllim rektori Hajrizi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat