FIBA radhit Dardan Berishën në mesin e top 10 lojtarëve për t’u ndjekur në kualifikueset e evropianit

Basketboll

FIBA radhit Dardan Berishën në mesin e top 10 lojtarëve për t’u ndjekur në kualifikueset e evropianit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 00:30
Dardan Berisha.

Shtëpia më e madhe e basketbollit në botë, FIBA i ka dhënë goxha respekt yllit të Sigal Prishtinës, Dardan Berisha.

Basketbollisti pejan, i cili luan me fanellën e Prishtinës, do të aktivizohet në kualifikueset e FIBA Europe Cup.

Sipas FIBA, Dardan Berisha është një nga lojtarët për t’u ndjekur në këtë turne.

“Ne zgjodhëm disa lojtarë për të mbajtur një sy nga talentet emocionuese deri tek të rinjtë perspektivë dhe figurat veterane, ndërsa beteja për të kaluar në sezonin e rregullt po nxehet në katër turnetë kualifikuese”, thuhet në artikullin ku është emri i Dardanit.

Më poshtë ua përcjellim 10 lojtarët për t’u përcjell në këtë turne, sipas FIBA.

AHMAD CAVER – BC Wolves

TRAVANTE WILLIAMS – Sporting CP

MARCOS DELIA – BC Wolves

FURKAN HALTALI – Besiktas JK

DARDAN BERISHA – Sigal Prishtina

SASA CIANI – KK Cedevita Junior

JD NOTAE – Aris

KIM TILLIE – Cholet Basket

CHAVDAR KOSTOV – Rilski Sportist

GENO CRANDALL – BG Gottingen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat