Sigal Prishtina pëson humbje të thellë nga ekipi estonez 

Basketboll

Sigal Prishtina pëson humbje të thellë nga ekipi estonez 

Nga: K. G. Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:42
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka pësuar humbje të thelë në Jonava të Lituanisë.

Ekipi nga Estonia, BC Kalev/Cramo, ka shënuar fitore me rezultat 98:61 (19:16, 30:23, 24:11, 25:11) ndaj Sigal Prishtinës, në ndeshjen e Grupit B të gjysmëfinales së FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina nuk u tregua e denjë në çerekun e tretë kur rivali u shkëput në epërsi me 23 pikë (73:50).

Estonezët shënuan fitore me rezultat 98:61 dhe avancojnë më tej, ndërsa Prishtina eliminohet nga garat evropiane.  

Basketbollisti Kristjan Kitsing me 24 pikë është më efikasi të ekipi estonez, ndërsa Jan Palokaj me 14, Derrick Wilson 14 e Dardan Berisha me 13 sosh, më efikasit tek skuadra e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat