Erolld Belegu nuk ishte kokëkrisur, por u tregua parimor

Basketboll

Erolld Belegu nuk ishte kokëkrisur, por u tregua parimor

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:19
Erolld Belegu

Dy - tre pozita, dy – tre vende pune, fare nuk skuqen dhe askush nuk e ka guximin të thotë hapur se po shkelen parimet dhe është konflikt interesi!

Është fjala për disa federata sportive, ku keqpërdorën pozitat dhe vet komuniteti nuk e ka guximin që të luftojë dukuritë e tilla, një person ka dy – tre pozita, kryetar ose sekretar i përgjithshëm në federatë dhe trajner në klub ose kemi edhe selektor në tri kategori! Autoritarizmi në disa federata sportive!

Një shembull që duhet ndjekur është Erolld Belegu, kur pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Erolld Belegu nuk ishte kokëkrisur, por u tregua parimor dhe e ka respektuar vetveten, komunitetin e basketbollit, hierarkinë shtetërore dhe nuk e ka pa të arsyeshme të jetë në dy pozita dhe si burrat u tërhoq!

Edhe Eroll Belegu ka mundur të jetë në dy pozita por për shkak parimeve nuk e ka lejuar veten të bie në kundërshtim me ligjin.

 “Rrjedhimisht, me vetë iniciativë i jam drejtuar për opinion Agjencionit Kundër Korrupsion, lidhur me mundësinë e ekzistimit të konfliktit të interesit ndërmjet angazhimeve të mia jashtë Qeverisë së Kosovës”, pati shkruar (me 6 mars të vitit 2018) Belegu në profilin e tij në facebook.

Belegu pati deklaruar se AKK i ka dërguar opinionin e saj ku thuhet se “ushtrimi i funksionit kryetar të FBK-së krahas ushtrimit të funksionit-Këshilltar i Jashtëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është i ndaluar”.

“Duke dashur që të sillem në përputhje me ligjin dhe duke shprehur konsideratë për mendimin e AKK-së, ndaj të cilit, sinqerisht thënë, kam shumë rezerva, unë kam vendosur të respektoj këtë opinion dhe të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, detyrë të cilën po ashtu e kam kryer pa pagesë, konform statutit të federatës”.

Pse tani disa zyrtarë të federatave sportive, nuk e kanë guximin të veprojnë si Belegu. Si munden ata të jenë në të njëjtën kohë edhe kryetar i federatës, edhe sekretar i përgjithshëm dhe kryetar ose trajner në klub. A nuk është konflikt interesi?

A ka parime me pozita të dyfishta apo të trefishta?  

Komuniteti sportiv duhet të jetë më i vëmendshëm dhe të luftojë dukuritë e tilla, të kërkojë që të rregullojë gjërat përmes statutit të federatës por fundja edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Kosovës, mos t’i licencojë federatat që janë zyrtarë të saj të angazhuar edhe në klube sepse është konflikt interesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat