Adelina Çipa: Rezultatet e Valbona Bytyqit - tregues i karakterit të saj 

Basketboll

Adelina Çipa: Rezultatet e Valbona Bytyqit - tregues i karakterit të saj 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 tetor 2022 Në ora: 16:18
Adelina Çipa

Valbona Bytyqi sot ka ditën më emocionuese në karrierën 18-vjeçare si basketbolliste.

Ajo pas 18 viteve pensionohet nga loja aktive,  ku për shumë vite ka qenë pjesë e Penzës së Pejës, një periudhë edhe në KBF Bashkimin e Prizrenit dhe reprezentuese e Kosovës.

35-vjeçarja sonte i jep fund karrierës aktive në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës.

Image

Ish basketbollistja e mirënjohur, Adelina Çipa, ndihet e nderuar për ftesën por nuk mund të jetë e pranishme në palestrën e sportit në Pejë.

Adelina ka qenë lojtare edhe në kohën e gjeneratës së sakrificës dhe po ashtu në vitet e pasluftës, prej basketbollisteve më të mira që ka pasur Kosova.      

“Ndjehem shumë e respektuar që e mora ftesën të marrë pjesë në spektaklin e sotëm: Finalja e Superkupës së femrave dhe njëkohësisht pensionimi i Valbonës.

Për arsye familjare nuk kam mundësi të jem prezente, këtë ia kam përcjellë Valbonës. 

Por, deshta publikisht të shprehem për Valbonën.

Image

Ftesa

Valbonën e njoh nga viti 2008, atëherë ishte pjesë e ekipit te Universitetit Fama në Prizren. Talente e rrallë, basketbolliste dhe sportiste me karakter.

Rezultatet e saj janë tregues i karakterit të saj.

Valbona duhet të përcillet tek gjeneratat e reja si shembull se si një  talente, bëhet lojtare dhe kapitene shembull dhe sot ajo është edhe nënë shembull.

Bona faleminderit për të gjitha që i dhe basketbollit.

Shëndet e jetë, ty dhe familjes!”, thotë Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat