Kombëtarja e Shqipërisë e pafuqishme, humbet thellë në Durrës ndaj Sllovenisë

Basketboll

Kombëtarja e Shqipërisë e pafuqishme, humbet thellë në Durrës ndaj Sllovenisë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:11
Kombëtarja e Shqipërisë e pafuqishme

Kombëtarja e femrave në basketboll është mundur sot në mbrëmje 136-50 nga Sllovenia, në takimin e vlefshme për fazën e grupeve të Eurobasket 2023 (Kampionati Europian i Basketbollit, Grupi D). Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, pësoi humbjen e katërt në po kaq takimve të zhvilluara, duke u pozicionuar në vendin e fundit.

Ndeshja është luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës, por faktori fushë nuk ka ndihmuar ekipin kuqezi, që në këtë turne ka pësuar gjithnjë humbje, madje me shifra të thella. Sfida e sotme është e vetmja ku Shqipëria arrin të shënojë 50 pikë, ndërkohë që rivalët gjithnjë shënojnë më shumë se 100 pikë.

Kështu ndodhi edhe sot, me Slloveninë që e dominoi takimin nga minuta e parë deri tek e fundit dhe meritoi fitoren (43-6, 37-6, 20-24, 32-18 shifrat e katër periodave). Edhe në këtë takim, u aktivizuan të gjitha vajzat kuqezi, ku shënuesja më e mirë ishte Klea Verri me 11 pikë. Dy sfidat e fundit të kombëtares do të luhen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Grupi D – Ndeshjet e kombëtares

Poloni – Shqipëri, 125-19

Shqipëri – Slloveni, 28-127

Turqi – Shqipëri, 140-44

Shqipëri – Poloni, 50-136

Slloveni – Shqipëri, 9 shkurt 23

Shqipëri – Turqi, 12 shkurt 23

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat