Reagon Prishtina: Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes

Basketboll

Reagon Prishtina: Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Reagon Prishtina: Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes

Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit në basketboll e paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për nesër.

Dueli do të përballet nesër me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje është ndërpërë nga gjyqtari për shkak të mungesë së sigurisë në palestër.

Por, KB Prishtina ka reaguar duke u ankuar në gjyqtarin e ndeshjes, Artan Gashi.

“Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahoveci, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore.

Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë.Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin.

Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit prishtinas.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat