Petroviq nuk e ka ftuar në kombëtare lojtarin më të mirë të Kroacisë, ka shpjeguar pse

Basketboll

Petroviq nuk e ka ftuar në kombëtare lojtarin më të mirë të Kroacisë, ka shpjeguar pse

Nga: K. G. Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:16
Aleksandar Petroviq

Trajneri i skuadrës kroate të basketbollit për meshkuj, Aleksandar Petroviq, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët po llogarit për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025, të cilat nisin pikërisht pas njëzet ditësh.

Të enjten më 23 shkurt kombëtarja e Kroacisë udhëton në Friburg të Zvicrës dhe të dielën më 26 shkurt Kroacia do të presë Austrinë në Split.

“Është një listë preliminare, e gjerë me 25 lojtarë dhe nuk duhet të jetë çudi që në të ka disa lojtarë që nuk kanë luajtur kohët e fundit.

Jemi ende në pritje të statusit të raporteve mjekësore për Ivishiqin, Ramljakun dhe Matkoviqin, por Lista është mjaft e gjerë dhe nuk do të jetë e nevojshme të ndryshohet”, tha Petroviq dhe më tej shpjegoi:

“Kjo listë është një vazhdimësi e asaj që kemi filluar në nëntor, por në të njëjtën kohë një përmirësim dhe lavdërim për klubet që bëjnë një punë të madhe, kështu që  janë dy lojtarët e rinj nga Shibenka, Luka Skoriq dhe Pavao Paiq, si dhe Luka Krajnoviq i Bosco-s.

Kësaj radhe nuk i kemi futur në listë lojtarët e Euroligës, jemi përqendruar te lojtarët që janë tani në dispozicion.

Më duhet të shtoj se në listën e lojtarëve të kombëtares nuk është Luka Bozhiç, i cili luan në mënyrë fantastike në Zarë dhe është lider i lojës, por vlerësimi im është se kombëtarja nuk mund të luajë ashtu siç luan Zara, loja e kombëtares është e krijuar në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat