Emri i njohur i sportit ndahet nga jeta në moshën 42 - vjeçare

Basketboll

Emri i njohur i sportit ndahet nga jeta në moshën 42 - vjeçare

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:58
Brandon Hunter

Brandon Hunter, i cili luajti për Boston Celtics dhe Orlando Magic, ka ndërruar jetë papritur në moshën 42-vjeçare.

Kryetrajneri i basketbollit i Universitetit të Ohajos, Jeff Boals, dha lajmin për vdekjen e Hunter në rrjetet sociale të martën mbrëma, duke shkruar se ishte një “ditë e trishtuar”.

“Brandon Hunter, iku shumë shpejt. Një nga më të mirat që ka veshur ndonjëherë fanellën e skuadrës sonë, #RIP.”

Boals nuk dha informacione më të detajuara për shkakun e vdekjes së ish-lojtarit të NBA-së.

Hunter ka qenë basketbollist i shquar në Shkollën e Lartë të Universitetit Withrow përpara se të bëhej një “Bobcat” me ekipin e basketbollit të meshkujve të Universitetit të Ohajos nga 1999-2003.

Hunter luajti në Itali midis viteve 2006 dhe 2009 me fanellat e Napolit, Livornos, Biellas dhe Montegranaros, duke regjistruar gjithsej 103 ndeshje në Serinë A.

Në fund të karrierës së tij si lojtar, Hunter kishte ndërmarrë një rrugë të re si lojtar-trajner dhe më pas gjithmonë në botën e basketbollit, por me role të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat