Klubi basketbollistik Prishtina është përforcuar me një tjetër lojtar të huaj para fillimit të sezonit të ri të garave në Prince Caffe Superligë.
Kryeqytetasit kanë arritur marrëeveshje me organizatorin Jalen Moore i gjatë 180 centimetra.
Moore së fundmi ishte pjesë e ekipit islandez Hamar aty ku u paraqit me statistika të pabesueshme.
25-vjeçari ka regjistruar një mesatare fantastike prej 28 pikësh për ndeshje, 7.8 ribaunde dhe 5.5 asistime.
Ky ishte transferimi i dytë i huaj i Prishtinës, pasi mbrëmë (10 gusht) kishin njoftuar për transferimin e Damiree Burns.